Shumica e gjermanëve kundër zgjerimit të BE-së
Gjermanët janë konsideruar se janë evropianë të angazhuar....

Gjermanët janë konsideruar se janë evropianë të angazhuar por edhe ata i ka kapur “sevdaja e Brukselit”. Sipas sondazheve të fundit, shumica e gjermanëve e sheh në mënyrë kritike Bashkimin Evropian, dhe pothuajse dy të tretat e kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, shkruan Deutsche Welle.
Gjermanët janë të pakënaqur me situatën në Bashkimin Evropian: 62 për qind e tyre besojnë se BE-ja është në rrugën e gabuar. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues të cilin, për Fondacionin e Hamburgut Körber-Stiftung, e ka kryer agjensia për Hulumtime Politike, “TNS Infratest”. Dobësimi kyq i kohezioni ndodhi për shkak të Brexit, beson 67 përqind e gjermanëve dhe gjithashtu mbështet një qasje të ashpër për negociatat për largim të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Një qasje kritike ndaj BE-së e kanë kryesisht të rinj të moshës mes 18 dhe 29 vjet, e nëse grupi klasifikohet në bazë të përkatësisë partiake, atëherë kjo tregon se ndaj BE-së në mënyrë kritike janë të orientuar sidomos ata që mbështesin Alternativën konservatore të krahut të djathtë për Gjermani (AFD). Vetëm dy për qind e mbështetësve të AFD konsideron se Bashkimi Evropian është në rrugën e duhur. Një opinion i tillë ka 19 për qind e atyre që mbështesin partinë e majtë dhe 50 për qind e demokratëve të krishterë (CDU/CSU).
Çfarë BE-je duan gjermanët?
Gjermanët nuk duan një BE-s të ndarë por më transparente dhe më afër njerëzve të zakonshëm. Pothuajse njëzëri janë për bashkëpunim më të madh në nivel evropian. “Njerëzit presin nga Evropa që të funksionojë”, vlerëson ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier. Kjo vlen për shembull për tema të tilla si migrimi ose siguria.
Disa përparime janë bërë në secilin rast: është një vullnet i fortë i shteteve anëtare të BE-së për politikë të përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes, ka thënë Steinmeier. Kjo, megjithatë, nuk nënkupton domosdoshmërisht se gjermanët janë për formimin e një ushtrie të përbashkët evropiane: vetëm 54 për qind e të anketuarve pajtohet për njësi të tilla ushtarake. Megjithatë, 84 për qind mendojnë se BE duhet të luajë një rol më të fuqishëm në skenën botërore.
Lidhur me reformën e Bashkimit Evropian, shumica e të anketuarve janë në favor të vendimmarrjes së përbashkët të të gjitha vendeve anëtare dhe vetëm 13 për qind besojnë se impulse të reja BE-së mund t’i japin Franca dhe Gjermania. Megjithatë, shumica është për bashkëpunim të fuqishëm bilateral me partnerët e mëdhenj gjerman në Evropë: me Francën (80%), Italinë dhe Holandën (nga 71%) dhe Poloninë (67%). Mbështetja për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në mënyrë të qartë.
Pjesa më e madhe e gjermanëve kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian (64% kundër, 33% për). Kjo vlen veçanërisht për anëtarësim në BE të Turqisë, kundër së cilës janë deklaruar 82 për qind e të anketuarve.
