Botë
Tërmet në Poloni, vdesin dy minatorë, gjashtë të zhdukur
30.11.2016 16:33
Tërmeti që goditi Poloninë ka rezultuar me dy minatorë të vdekur dhe gjashtë të zhdukur...

Dy trupa të pajetë janë gjetur në një minierë bakri, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjashtë minatorët e zhdukur, thanë autoritetet e Drejtorisë së emergjencave.
Pesë minatorë të lënduar janë në spital jashtë rrezikut për jetë.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi rreth 1.500 metrash në minierën “Rudna” në Polkovicë, një nga minierat më të mëdha të bakrit në botë.
GYLTENE SINANI
