Botë

Alepo, vazhdojnë luftimet me viktima në civilë

30.11.2016 16:45

21 civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet artilerike në një zonë të kontrolluar nga rebelët në Alepo...

21 civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet artilerike në një zonë të kontrolluar nga rebelët në Alepo, bën të ditur Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut.
 
Bombardimi ka goditur një grup të civilëve të zhvendosur nga Alepo pas sukseseve të forcave qeveritare. 
 
Ndërkohë, mediat shtetërore raportojnë se tetë civilë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë lënduar gjatë sulmeve të rebelëve në pjesën perëndimore të Alepos, që kontrollohet nga qeveria.
 
GYLTENE SINANI