Botë
Brennan: Tramp të ketë kujdes ndaj premtimeve ruse
30.11.2016 17:00
Drejtori i CIA-s, John Brennan, e ka këshilluar presidentin e zgjedhur, Donald Trump, që “të ketë kujdes ndaj premtimeve ruse”...

Drejtori i CIA-s, John Brennan, e ka këshilluar presidentin e zgjedhur, Donald Trump, që “të ketë kujdes ndaj premtimeve ruse”, derisa e ka fajësuar Moskën për shumicën e vuajtjeve në Siri.
BBC e ka cituar Brennan të ketë thënë se Rusia, si aleat i presidentit Assad, vazhdon të mbajë çelësin e të ardhmes së Sirisë.
Drejtori në largim i CIA-s beson se Uashingtoni duhet të vazhdojë përkrahjen e rebelëve që po luftojnë kundër regjimit në Damaskë.
GYLTENE SINANI
