Turqia, sulme ajrore ndaj pozicioneve të ISIS në veri të Sirisë
Ushtria e Turqisë ka deklaruar se avionët luftarakë të këtij vendi....

Ushtria e Turqisë ka deklaruar se avionët luftarakë të këtij vendi kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rrethinën e qytetit Alepo në veri të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se ushtria e Turqisë me anë të një deklarate, ka theksuar se avionët luftarakë të këtij vendi në kuadër të operacioneve “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, kanë sulmuar disa herë pozicionet e grupit terrorist ISIS në veri të Sirisë.
Ushtria e Turqisë ka shtuar se gjatë këtyre operacioneve janë shkatërruar edhe disa pozicione të terroristëve të ISIS në rrethinën e Alepos. Mirëpo asnjë burim i pavarur informative akoma nuk ka konfirmuar sulmin e ushtrisë turke kundër pozicioneve të ISIS në Siri.
