Rusia dërgon 55 mijë ushtarë në kufi të Ukrainës

30.11.2016 18:59

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të dërgojë 55 mijë trupa....

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të dërgojë 55 mijë trupa në kufi me Ukrainë, duke shkaktuar panik në rajon.

Fluksi i papritur i ushtarëve i shtohet numrin prej 7 500 ushtarësh që ndodhet aktualisht në zonë. Lajmi u bë i ditur nga zv/ministri rus i Mbrojtjes, Ilhor Dolhov.

“Aktualisht, Rusia ka grumbulluar rreth 55,000 ushtarë në afërsi të kufirit të Ukrainës”, tha ai.

Në Krimenë e aneksuar nga Rusia janë 23 mijë trupa, nga të cilët rreth 9 mijë janë kufirin administrativ.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes më parë njoftoi planet për të dërguar 80 herë më shumë ushtarë dhe pajisje ushtarake në Bjellorusi në vitin 2017 sesa në vitin 2016.