Maqedoni

Një fëmijë është lënduar gjatë një aksidenti në lagjen Butel

30.11.2016 19:35

Një fëmijë shtatëvjeçar këmbësor është lënduar rëndë gjatë goditjes nga një automjet dje rreth mesditës...

Një fëmijë shtatëvjeçar këmbësor është lënduar rëndë gjatë goditjes nga një automjet dje rreth mesditës në rr. "Aleksandar Urdarevski" para Tregut të gjelbër në komunën e Butelit, i drejtuar nga një shofer tani për tani i panjohur, informon sot Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Pas fatkeqësisë shoferi me automjetin e njëjtë e ka transferuar fëmijën deri te ambulanca në lagjen Butel pas ç'ka ka ikur nga vendi. Fëmija i lënduar me automjet të ndihmës së shpejtë është transferuar në SPQ Shën Naumi i Ohrit.
 
Ndërmerren masa për zbardhjet të tërësishme të rastit./mia