Botë

Kolumbi, kongresi ratifikon marrëveshjen me FARC-ut

01.12.2016 11:13

Pas refuzimit të marrëveshjes së parë të paqes në një referendum popullor...

Pas refuzimit të marrëveshjes së parë të paqes në një referendum popullor, Kongresi kolumbian aprovoi një ujdi të rishikuar për t’i dhënë fund konfliktit 50-vjeçar mes qeverisë dhe grupit të rebeleve të FARC.
 
Me 130 vota pro dhe asnjë kundër, dhoma e ulët parlamentare pranoi unanimisht marrëveshjen e dytë, vetëm disa ditë pasi drafti u mbështet edhe nga Senati.
 
Tani mbetet gjykata kushtetuese të lejojë miratimin e marrëveshjes së dytë se si të lejojë futjen në fuqi të një ligji amnistie për rebelët.
 
Presidenti, Juan Manuel Santos, u shpreh se ratifikimi i marrëveshjes është një gurthemel për një të ardhme më të mirë.
 
Gjetja e konsensusit mes qeverisë dhe opozitës është përshëndetur edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
 
Gjatë konfliktit gjysmëshekullor mes ushtrisë dhe rebelëve të FARC-ut, kanë humbur jetën më shumë se 260.000 persona, 60.000 konsiderohen të zhdukur dhe mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU