Meizu vjen me telefonin e ri, Pro 6Plus

01.12.2016 11:56

Meizu ka nxjerrë telefonin e ri Pro 6Plus, një version më i fuqishëm se Pro 6, të publikuar më herët këtë vit...

Është më i madh, me ekran më të mprehtë, procesor të ri, bateri më të madhe dhe më shumë.
 
Karakteristikat e tij janë një ekran 5.7 inç, ekran Oled, procesor Samsung Exynos 8890, si ai i Galaxy S7, 4 GB Ram, kamera 12 megapixel dhe kamera e përparme 5megapixel, bateri 3400 mAh, është i hollë 7.3 mm dhe ka portë USB-C.
 
Pro6Plus është gjithashtu telefoni i parë  që përdor Flyme 6, versioni i fundit i Androidit të Meizu dhe sipas kompanisë ka rreth 400 karakteristika të reja, ka “AI Engine” të quajtur One Mind, shkruan The Verge./Top Channel