Maqedoni

LSDM në Berovë, Zaev: Gruevski do t’i kthejë paratë e vjedhura

01.12.2016 13:42

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njëherit edhe bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore, në tubimin e mbrëmshëm në Berovë...

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njëherit edhe bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore, në tubimin e mbrëmshëm në Berovë paralajmëroi se qeveria e ardhshme do të harxhojë një miliardë euro, por jo për beton dhe përmendore, por për rroga, vende të reja të punës, investime për të rinjtë, si dhe për të ardhmen e vendit.
 
Zav po ashtu paralajmëroi se të gjitha paratë e vjedhura nga Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij do të kthehen te qytetarët.
 
“Është e rendit që Nikolla Gruevski dhe familja e tij të kthejnë gjithçka që kanë vjedhur, prandaj ai është i shqetësuar. Prandaj Nikolla Gruevski është në panik dhe në kokë i sillet konfiskimi, por flet për federalizim. Çfarë federalizimi dhe kantonizimi, jo, jo, e din mirë Gruevski, do të ketë, por do të ketë konfiskim deri në një denarë, euro, dollarë apo funta, gjithçka do të kthejë pas që vodhi nga ju qytetarët, gjithçka që mori do ta kthejë pas”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Njëherit, Zaev tha se qeveria duhet t’u ndihmojë njerëzve që prodhojnë në vend, duke paralajmëruar subvencione prej 160 milionë eurosh në nivel vjetor për bujqësinë, përkrahje me 50% investime për mbjelljen e fidanëve të rinj, 20% për blegtorët, si dhe garantimin e shitjes së qumështit.
 
Lideri socialdemokrat nëpërmjet shembullit të një blegtori në Berovë paraqiti migrimin e të rinjve dhe paperspektivën, situatë që premtoi se do të ndryshojë pas zgjedhjeve me fitoren e partisë së tij dhe koalicionit opozitarë.
 
“E provova djathin e Spases, t’u them të drejtën djathi i Spases meriton të gjendet në treg, sepse djathë të tillë kaq të mirë nuk ka askund në botë, si djathi i Berovës, por Spases djemtë i janë larguar njëri në Shkup e tjetri jashtë vendit dhe ai punon vetëm, por meriton të ketë fermë dhe fëmijët t’i ketë pranë dhe të punojnë, së bashku me sukses të fitojnë dhe të hapin vende të reja të punës”,- u shpreh bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Zaev.
 
Përveç në Berovës, LSDM kishte tubim edhe në Pehçevë, ku po ashtu me partnerët e koalicionit shpalosën platformën politike dhe vizionin e tyre për ardhmërinë e Maqedonisë, përfshi edhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merrej me rastet e krimit dhe keqpërdorimit të pushtetit.
 
Ne do të vendosim drejtësi për të gjithë. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit”,- tha Zaev. 
 
GYLTENE SINANI