Paguhen 39 milionë denarë për 1.100 vreshtarë nga rajoni i Tikveshisë
Deri dje janë paguar 39 milionë denarë për gjithsej 1.100 vreshtarë të cilët kanë marrëveshje me këtë bodrum të verës…
Qeveria dhe Ministria e Financave ndihmuan të sigurohen mjete financiare me vlerë prej 90 milionë denarë në formë të kredisë për bodrumin e verës "Povardarie" për pagesë të 2.359 vreshtarëve nga rajoni i Tikveshisë për blerje të rrushit për vjeljen nga viti 2013.
Deri dje janë paguar 39 milionë denarë për gjithsej 1.100 vreshtarë të cilët kanë marrëveshje me këtë bodrum të verës, ndërsa gjatë disa ditëve të ardhshme punuese do të paguhen edhe vreshtarët tjerë përmes Stopanska Banka SHA Manastir.
Në këtë mënyrë Qeveria ndihmoi në zgjidhjen e përhershme të problemit me pagesën e borxheve të "Povardarie" ndaj vreshtarëve nga rajoni i Tikveshit si Kavadari, Negotina, Rosomani dhe Demir Kapia.
Vreshtari Dragi Çomov nga Kavadari ka shprehur falënderim deri te Qeveria që ka ndihmuar të paguhen paratë për rrushin e blerë në bodrumin e verës "Povardarie".
"Këto ditë në bankat paguhen mjete. Mua tërësisht më paguan për rrushin e bardhë", - deklaroi Çomov.