Botë
O’Brein: Alepo rrezikon të bëhet “varrezë gjigante”
01.12.2016 16:15
Me avancimin e forcave qeveritare në zonat e kontrolluara nga rebelët, Alepo rrezikon të bëhet një “varrezë gjigante”....
Alarmi vjen nga shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien. Ai u bëri thirrje anëtarëve të OKB-së që të mbrojnë civilët “për hir të humanizimit”.
Rregullat e luftës, të vendosura më shumë se 150 vjet më parë në Konventën e Parë të Gjenevës, janë shpërfillur sistematikisht në Siri.
34 civilë kanë vdekur nga bombardimet e fundit të forcave qeveritare. Rreth 25,000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga fundjava dhe parashikohet që mijëra të tjerë të largohen në ditët e ardhshme, pasi forcat siriane kanë intensifikuar ofensivën.
Nuk ka më asnjë spital që funksionon siç duhet në Alepon lindore, që është nën rrethim për afro 150 ditë. Shumë njerëz të bllokuar brenda nuk kanë mjete për të mbijetuar për një kohë më të gjatë.
Zëdhënësja e Programit për ushqim të Kombeve të Bashkuara, Bettina Luescher, e përshkroi gjendjen e civilëve në lindje të Alepos si “lëvizje e ngadalshme drejt ferrit”.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
