Maqedoni

BDI: projektet infrastrukturore, përbetim i BDI-së

01.12.2016 16:40

Bashkimi Demokratik për Integrim vizitoi punimet të cilat po zhvillohen në aksin rrugor Mavrovë- Dibër...

“Realizimi dhe rehabilitimi i këtij aksi rrugor ka qenë nja nga prioritetet kryesore të BDI-së për qytetin e Dibrës”,- tha zëvendësministri i Transportit, Faton Polozhani.
 
Projekti është paraparë të realizohet në dy faza, ndërsa për momentin punimet po zhvillohen në trasenë te Ura e Boshkut në Dibër.
 
“Faza e parë përfshin aksin rrugor Mavrovë-Zhirovnicë, e cila ka një gjatësi prej afro 12 kilometra dhe kap një vlerë prej 2.5 milion  euro. Ndërsa faza e dytë përfshin rehabilitimin dhe rekonstruimin e aksit rrugor Dibër-Ura e Boshkut, e cila kap një gjatësi prej 8.5 kilometra dhe një vlerë prej 2.5 milion eurosh. Me realizimin e këtij aksi rrugor përmbushet një premtim i BDI-së për qytetin e Dibrës”,- deklaroi zëvendësministri i Transportit, Faton Pollozhani.
 
Projektet infrastrukturore janë një nga pesë përbetimet e BDI-së, pasi që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. 
 
“Është kjo rruga, një nga premtimet e BDI-së. Ashtu siç premtuam rrugën Strugë-Dibër, të cilën e realizuam me të gjitha standardet infrastrukturore, ashtu siç realizuam urën e Milleçanit, urën e madhe. Ashtu jemi këtu në realizim e punimeve, të cilat duhet t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen. Një nga pesë përbetimet e BDI-së është edhe zhvillimi ekonomik dhe me zhvillimi ekonomik nënkuptohet edhe infrastruktura”,- tha kandidati për deputet i njësisë zgjedhore gjashtë nga BDI, Ylli Mirzo.            
 
Nga BDI thonë se kanë realizuar të gjitha premtimet në aspektin e ndërtimit të rrugëve regjionale në periudhën 2014-2016, por, siç thonë, situata politike solli që ky mandat të ndërpritet në mes, ndërsa pjesët e papërfunduara do të realizohen në të ardhmen. Nga BDI premtojnë realizimin e rrugës Burimi–Ura e Garit. 
 
“Ky projekt kap një gjatësi prej 18 kilometrash dhe në vlerë fillestare prej 20 milion eurosh. Ministria e Transportit tashmë ka përgatitur projektin dhe janë duke u bërë përpjekjet që në vitin e ardhshëm të fillojmë me punimet”,- theksoi zëvendësministri i Transportit, Faton Pollozhani.
 
Nga BDI u kundërpërgjigjën partive opozitare që kanë premtuar realizimin e rrugës së Arbërit, duke theksuar se këtë rrugë e ndërton Qeveria e Republikës së Shqipërisë. 
 
ERSAN PAJAZITI