Maqedoni
Trajanov: luftë kundër krimit dhe korrupsionit
01.12.2016 17:00
“Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi” paralajmëron luftë kundër krimit dhe korrupsionit...

“Prioriteti kryesor i këtij koalicionit është lufta kundër korrupsionit dhe krimit, andaj planifikojmë ta zbatojmë projektin “Dekri”, përmes të cilit paratë që do të merren nga konfiskimi i pronave do t’u jepen qytetarëve”,- tha bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore, Pavle Trajanov.
“Parashikojmë konfiskim të pronës, konfiskim të kapitalit të arritur në mënyrë kriminale dhe çka është më me rëndësi paratë që do të merren me konfiskim duam që tua kthejmë në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarëve. Vlerësimi është se mbi 6 miliard euro që janë vjedhur nga qytetarët mund t’u kthehet dhe ato mjete t’u shpërndahen drejtpërsëdrejti qytetarëve. 10 deri më 13 mijë euro secila familje do të marrë nëse qytetarët do të na mbështesin në këtë luftë kundër krimit dhe korrupsionit”,- deklaroi tha bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore nga KND, Pavle Trajanov.
Ndërkohë, bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore nga ana e këtij koalicioni, Jove Kekenovski, në tubim me qytetarët tha se lista zgjedhore ende nuk është pastruar.
Ai tha se në e-mailin e koalicionit, por edhe në rrjetet sociale, qytetarët tregojnë raste të shumta me ato që i tregon VMRO-DPMNE dhe LSDM.
ERSAN PAJAZITI
