TURIZMI

Grupi i parë i turistëve nga vendet e Beneluksit nesër në Ohër

01.05.2014 15:13

Me fluturim çarter nga Amsterdami të tur-operatorit holandez "Koredon", nesër në aeroportin e Ohrit "Shën Apostul Pali" do të arrijë grupi i parë i turistëve nga Beneluksi, me çka praktikisht fillon sezoni veror turistik në Ohër dhe Strugë……

Me fluturim çarter  nga Amsterdami të tur-operatorit holandez "Koredon", nesër në aeroportin e Ohrit "Shën Apostul Pali" do të arrijë grupi i parë i turistëve nga Beneluksi, me çka praktikisht fillon sezoni veror turistik në Ohër dhe Strugë.

Bëhet fjalë për turistë që kanë paguar aranzhmane të tur-operatorit "Korendon" me partnerin e tyre nga Maqedonia "Fibula Er-travel", ndërsa çarteri i dytë me turistë nga Beneluksi është caktar për 8 maj, kur vjen grupi i parë nga Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu, të cilët qëndrojnë në Ohër dhe Strugë përmes aranzhmaneve të tur-operatorit "TUI Arketravel".