Maqedoni

Spasovski: me vendimet e mija kam respektuar ligjin

01.12.2016 17:16

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i ka hedhur poshtë akuzat e Komisionit për anti-korrupsion...

Ai ka mohuar të ketë bërë shkelje të Kodit Zgjedhor gjatë sistemimit të të punësuarve, duke pretenduar se vendimet janë marrë në përputhje me ligjin.
 
Sipas Spasovskit, Komisioni anti-korrupsion është duke punuar në bazë të direktivave politike të partisë në pushtet.
 
“Të gjitha shpërndarjet në MPB të cilat janë nënshkruar nga unë, janë bërë në përputhje me nenin 44, alinea 4 dhe 5, nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Maqedonisë. Në përputhje me nenin 44, alinea 4, nga Ligji për Qeverinë e Maqedonisë, ministri për Punë të Brendshme mund të bëjë më së shumti 15 shkarkime dhe shpërndarje në vende më të ulëta apo më të larta të punës dhe shpërndarje horizontale që janë me propozim të tij prej 10% nga numri i shpërndarjeve horizontale të bazuara në përqindjen e këtyre shpërndarjeve për vitin 2014 dhe 2015. Këto janë vendimet e vetme që i kam sjellë si ministër i Punëve të Brendshme dhe janë absolutisht në përputhje me rregullat ligjore dhe të gjitha vendimet janë sjellë para ditës së shpalljes së zgjedhjeve”,- tha Spasovski.