Maqedoni

Gruevski: fitorja do të jetë e bindshme

01.12.2016 17:33

Çfarëdo që ka ndodhur pozitive dhe e madhe për Maqedoninë dhe qytetarët ka ndodhur në kohën e VMRO-së dhe koalicionit...

Çfarëdo që ka ndodhur pozitive dhe e madhe për Maqedoninë dhe qytetarët ka ndodhur në kohën e VMRO-së dhe koalicionit, për atë ne në kontinuitet marrim besimin e qytetarëve për 9 herë dhe më 11 dhjetor edhe për herë të 10, LSDM kësaj radhe do të fitojë humbjen e 10 dhe më të bindshme, theksoi kryetari i VMRO-së dhe “Koalicionit për një Maqedoni më të mirë”, Nikolla Gruevski.
 
Ai para simpatizantëve në Koçani foli rreth listave zgjedhore dhe se votuesit fantomë kanë qenë vetëm gënjeshtra të LSDM-së dhe se KShZ-së e vërtetoi gënjeshtrën e opozitës. Ai gjatë fjalimit tha se qëllimi që të gjithë partitë të futen në qeveri nuk ka ndonjë logjikë dhe kjo është mundësia e vetme që LSDM të futet në qeveri.
 
“Dallimi do të jetë i madh, sepse VMRO dhe koalicioni do të jetë fitues me një dallim të madh, ku ai dallim do të jetë i pakëndshëm, nuk do t’ju bie ndërmend që të hyjnë me koalicion të gjerë. Nuk do të jetë 7 dhe 8, do të jetë më bindshëm për atë, sepse ky popull është i vetëdijshëm se pa 63 deputetë të VMRO-së nuk mund të përfundojë kriza politike në Maqedoni. Qëllimet e tyre që të hyjnë në koalicion të gjerë nuk do të jetë asgjë më tepër vetëm se vazhdim i krizës në vend dhe qytetarët atë nuk do ta lejojnë, qytetarët nuk do ta lejojnë me dalje masive dhe me masivitet historik të votuesve për fitore dhe dhënien përkrahje për VMRO-në dhe koalicionin dhe zhdukjen nga skena politike të Zoran Zaevit”,- deklaroi kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski.
 
“Në kohën e LSDM-së mbylleshin fabrika, në kohën e LSDM-së largoheshin njerëzit nga puna, në kohën e VMRO-së punësohen njerëz, për atë tani në Koçan, Vinicë, Shtip, Veles në të ardhmen dhe në Probishtip, Krivapallankë dhe në shumë qytete të Maqedonisë punojnë numër i madh i fabrikave të huaja”,- u shpreh bartësi i listës në njësinë zgjedhore tre nga LSDM, Ilija Dimovski.
 
Në tubimin në Koçani Gruevski prezantoi platformën e “Koalicionit për një Maqedoni më të mirë” dhe numëroi projektet të cilat i ka sjellë qeveria e VMRO-së, ai tha se edhe në kohë të krizës qeveria arriti ta ulë papunësinë, janë hapur 160 mijë vende pune, janë rritur pensionet dhe pagat, ku, sipas tij, papunësia është ulur nga 38% në 28%.
 
GAZMEND REXHEPIN