Botë
Shqipëri, Gjykata Kushtetuese nis drejt Venecias vetingun
01.12.2016 18:51
Gjykata Kushtetuese ka nisur drejt Komisionit të Venecias një version tjetër të draftit të vetingut, ripërkthyer nga një përkthyes i licencuar nga Ministria e Drejtësisë...

Ky akt i Gjykatës Kushtetuese vjen pas ankesës së demokratëve se përkthimi zyrtar i dërguar për opinioni në Venecia nuk është korrekt.
Por, lëvizjet më të fundit të demokratëve kanë shkaktuar reagimin e kryeministrit, Edi Rama, në kuvend.
Shefi i Qeverisë shqiptare akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm të ligjit të vetingut.
Por më pas ka reaguar ish-kryeministri, Sali Berisha, duke e quajtur Ramën mashtrues, e duke u shprehur se Rama është shkaktari i dështimit të negociatave.
LULJETA NDOKA
