Botë

Presidenca Trump, kritikuesi i Obamës - sekretar i mbrojtjes së ShBA-ve

02.12.2016 10:12

Gjenerali, James Mattis, një nga figurat më të rëndësishme ushtarake, që ka shërbyer në misionet në Irak dhe Afganistan...

Gjenerali, James Mattis, një nga figurat më të rëndësishme ushtarake, që ka shërbyer në misionet në Irak dhe Afganistan, do të jetë sekretari i ri i mbrojtjes së ShBA-ve gjatë presidencës Trump.
 
Këtë e ka bërë publike mbrëmë presidenti i zgjedhur gjatë turit të falënderimit për të gjithë ata që e mbështetën për të fituar karrigen e parë të Shtëpisë së Bardhë. 
 
Gjenerali njihet si një kritik i hapur i politikave të ndjekura në Lindjen e Mesme gjatë administratës “Obama”, veçanërisht kursit që Pentagoni ka ndjekur në Iran. Ai e ka cilësuar Iranin si “kërcënimin e vetëm për stabilitetin dhe paqen në Lindjen e Mesme”.
 
LEUNORA KALIQI