Maqedoni

Tetë persona të lënduar në 12 aksidente në Shkup

02.12.2016 10:39

Tetë persona janë lënduar në 12 aksidente në 24 orëshin e fundit në Shkup....

Policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar 10 shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit motorik kanë përdorur celular, ndërsa shtatë persona i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi ose të parregjistruara. Janë sanksionuar edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa me ndihmën e automjetit special "karrotrec" janë larguar  78 automjete.
 
Në suaza të projektit "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" sot Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHF "11 Tetori" në komunën Qendër./Mia