Botë

Presidenti i Francës, Hollande: Nuk do kandidoj për një mandat të dytë

02.12.2016 11:36

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka deklaruar se nuk do të kandidojë për një mandate të dytë....

“Unë kam vendosur të mos kandidoj për të rinovuar mandatin tim”, tha kreu socialist në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv.
 
“Në muajt e ardhshëm- tha Hollande- detyra ime do të jetë të vazhdoj drejtimin në krye të shtetit”. 
 
Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga  një ish-ministër i Ekonomisë, Emmanuel Macron, i cili tha se presidenti kishte bërë një “vendim të guximshëm”.
 
Pas tërheqjes së Hollande Kryeministri Manuel Valls me shumë gjasa do të jetë favorite për të fituar kandidaturën, i cili këtë dëshirë e ka shprehur edhe javën e kaluar./Oranews