Botë
Francë, sekuestrohet 1 ton kokainë nga Kolumbia
02.12.2016 12:28
Policia franceze ka sekuestruar një ton kokainë që ka arritur në këtë shtet me avion nga Kolumbia...

Duke e cituar një prokuror të Francës, Reuters raporton se droga, me vlerë prej 100 milionë euro, është konfiskuar në një depo në qytetin jugperëndimor francez, Bayonne, të mërkurën.
Dhjetë persona me nënshtetësi kolumbiane, franceze, spanjolle dhe holandeze, të cilët dyshohet se janë përfshirë në fluturimin e drogës për në Francë, janë arrestuar si pjesë e operacionit policor.
