Maqedoni
Trajanov: Do të konfiskojmë paratë nga krimi i organizuar
02.12.2016 13:42
“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” sot prezantoi prioritetet e programit zgjedhor para banorëve të Aerodromit...

Trajanov paralajmëroi luftë kundër krimit të organizuar.
“Menjëherë pas zgjedhjeve do të formojmë agjencinë për luftë kundër krimit të organizuar. Drejtori i agjencisë do të ketë mandat shtatëvjeçar, të cilin do ta zgjedhë parlamenti me dy të tretat e votave, me propozim të organit të pavarur të përbërë nga profesorë universitarë, gazetarë, përfaqësues të sektorit qytetar dhe ekspertë”,- deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
Trajanov tha se agjencia do të punojë për zbulimin e kapitalit të fshehur të funksionarëve dhe të gjithë të tjerëve që janë të kyçur në raste të rënda të krimit të organizuar.
Sipas projektit, siç tha Trajanov, në procedurën ligjore dhe gjyqësore kapitali i fituar në mënyrë kriminale do të konfiskohet dhe përmes një fondi të veçantë me të cilin do të menaxhojnë qytetarët dhe pikërisht qytetarëve do t’u kthehen të gjitha paratë e vjedhura.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
