Maqedoni
Prokuroria Publike: Lajmëroni parregullsitë eventuale zgjedhore
02.12.2016 15:27
Prokuroria Publike po ndjek mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përmes një komisioni për ndjekje të parregullsive eventuale...

Ky komision vëzhgon me kujdes të gjitha ngjarjet për të cilat ekzistojnë indikacione për kryerje të veprave penale që kanë lidhje me zgjedhjet. Nëse vlerësohen parregullsi eventuale, të gjitha prokuroritë do të obligohen për intervenim të menjëhershëm.
Prokuroria Publike deri në këtë moment ka formuar 42 lëndë. 20 lëndë janë krijuar në bazë të detyrës zyrtare, indikacioneve apo nga përmbajtjet e publikuara në media, portale dhe rrjete sociale. Tre lëndë janë krijuar në bazë të kallëzimeve penale të parashtruara nga persona fizik.
19 lëndë janë nga OJQ-të, partitë politike dhe institucionet. Të 42 lëndët janë dërguar për shqyrtime të menjëhershme në Prokuroritë Themelore Publike përkatëse dhe ato menjëherë ndërmarrin masa për vërtetimin e fakteve për zbulimin e përgjegjësisë eventuale penale.
Prokuroria Publike fton opinionin, organizatat qytetare, partitë politike, institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë që vlerësojnë se në njëfarë mënyre ka indikacione për kryerjen e veprës penale të ndërlidhur me procesin zgjedhor, të dorëzojnë fletëparaqitje në Komisionin për vëzhgimin e parregullsive zgjedhore në adresën elektronike: [email protected].
LEUNORA KALIQI
