Maqedoni

Gruevski: Gati dy investime konkrete për Manastirin

02.12.2016 16:01

VMRO–DPMNE dhe partnerët e koalicionit kanë prezantuar mbrëmë platformën e tyre në Manastir...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, paralajmëroi investime të reja në këtë qytet. Dy kompani që vijnë nga Turqia dhe Greqia do të investojnë mbi 10 milionë euro, tha Gruevski, duke u shprehur i sigurt se do të fitojë edhe një herë mbështetjen e popullit, pasi VMRO-DPMNE ka ulur papunësinë nga 38,7 në 24 për qind, duke hapur 160.000 vende pune, nga të cilat 39.000 vetëm në këto dy vjet e gjysmë në kohën që zgjaste kriza politike. 
 
Sipas tij, në vend janë sjellë 2.6 miliardë euro investimeve të huaja të drejtpërdrejta, pensionistët po shijojnë beneficione shtesë përskaj rritjes së pensioneve, do të vazhdojnë ndërtimet në infrastrukturë... Populli  nuk guxon të gënjehet dhe të nënvlerësohet, përkundrazi, ky popull, të gjithë ne kemi nevojë  për  një ekonomi më të fortë, më shumë vende pune, bujqësi më të fortë, arsimim më të mirë dhe jetë më të lumtur, tha Gruevski.
 
“Në Manastir do të investojë kompania nga Turqia që merret me industrinë e përpunimit të metalit dhe në zonën industriale “Zhabeni” do të investojë 8,6 milionë euro dhe planifikojnë të paktën 110 vende të reja të punës. Ndërtimi do të fillojë për disa muaj dhe do të fillojë me punë më së voni për një vit. Investimi i dytë është i kompanisë greke, e cila merret me prodhimin e materialeve izoluese plastike për ndërtimtari, që  do të punësohen të paktën 150 persona. Ky investim është me vlerë dy milionë euro dhe do të ndërtohet në objekt braunfild. VMRO-DPMNE  është parti që punon për t'u ndihmuar qytetarëve, që kujdeset për popullin, për shtetin dhe interesat e tij shtetërore dhe kombëtare,  dhe për këtë shkak VMRO-DPMNE-ja nëntë herë fiton, ndërsa më 11 dhjetor do ta fitojë edhe përkrahjen e dhjetë, e cila njëherit do të paraqet fitore më të madhe historike mbi LSDM-në”,- u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore, Antonio Milloshoski, tha se Manastiri është prioritet në programin zgjedhor "Realisht". Për Manastirin parashikohet gazifikimi, rinovimi i spitalit, ndërtimi i sallës së madhe me pishinë, investime këto që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në çdo fushë. 
 
“Në Manastir do të vendoset gazi nëpër amvisëritë, do të ndërtohet ngrohtorja që të munden qytetarët të nxehen me gaz. VMRO-DPMNE do ta rinovojë spitalin, gjithashtu do ta zgjidhë edhe problemin me ajrin në Manastir, por vetëm nëse kemi mirëkuptim mes vete. Para këtyre viteve ishim dëshmitarë të shtëpisë së djegur malore të djegur në Kopanki. Shtëpia do të rinovohet dhe do të bëhet qendër e të gjitha Manastirit”,- deklaroi bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore, Antonio Milloshoski.
 
Gruevski paralajmëroi se në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2020 në Maqedoni do të hapen 70.000 vende të reja të punës, ndërsa në Manastir do të realizohen projekte konkrete në të gjitha fushat, nga infrastruktura, arsimi e shëndetësia, deri te zhvillimi rural, bujqësia, kultura e sporti.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI