Maqedoni

Sijarto qëndron në Shkup, ditën vizitë diplomatike, natën tek VMRO-DPMNE

02.12.2016 16:26

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, gjatë takimit në Shkup me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovski...

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, gjatë takimit në Shkup me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovski, tha se Maqedonia është dashur të jetë gjatë kohë anëtare e NATO-s dhe të kishte filluar negociatat për anëtarësim në BE.
 
Unioni pret që Maqedonia të sigurojë zonën e Shengenit nga refugjatët që hyjnë nga një vend i BE-së, por nuk është i gatshëm të hapë negociatat për anëtarësim, për shkak të vetos nga i njëjti vend anëtar, tha ai. Vizita e Sijartos njësoj si ajo e Sebastian Kurc, nuk është thjesht vizitë protokollare, por ata janë ftuar nga partia në pushtet për t’i përkrahur gjatë fushatës.
 
Njësoj si Kurc, edhe Sijarto do të marrë pjesë në mitingun e VMRO-së në mbrëmje, por, sipas tij, kjo nuk duhet të jetë kontestuese, pasi është përkrahje e zakonshme e partive simotra dhe një vizitë të ngjashme e ka pasur edhe në Serbi. Gjithsesi, për të justifikuar pjesën diplomatike, Sijarto premtoi mbështetje për rrugën eurointegruese të Maqedonisë. 
 
“Do të insistojmë për fillim të negociatave për anëtarësim me BE-në sa më shpejtë të jetë e mundur. E dimë se ka një vend fqinj, i cili sigurisht do të vendosë veto. Konsideroj se çështjet bilaterale gjithsesi duhet të tejkalohen, por nuk konsideroj se ato janë argumenti adekuat për t'u shfrytëzuar bllokimi i fillimit të negociatave për anëtarësim”,- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto.