Maqedoni

Zgjidhja alternative e kontesteve, ndërmjetësimi gjyqësor, efikas në arritjen e drejtësisë

02.12.2016 16:44

Ngadalë por me rezultate konkrete në Maqedoni është duke funksionuar zgjidhja alternative e kontesteve gjyqësore nëpërmjet ndërmjetësimit...

Tanimë ekzistojnë nëntë ndërmjetës të licencuar të kyçur në konteste të natyrave të ndryshme dhe në krahasim me të kaluarën janë shtuar procedurat gjyqësore që zgjidhen ndërmjet ndërmjetësimit.
 
“Edhe përkundër rezultateve modeste, ne tani kemi më shumë procedura të ndërmjetësimit se sa më parë, rreth 20 procedura të bazuara në ligjin e ri. Me procedurën e ndërmjetësimit për maksimum palët mund të zgjidhin kontestin gjyqësor”,- deklaroi drejtoresha e Institutit për politikë europiane, Malinka Jordanova.
 
Praktikat europiane flasin se përmes ndërmjetësimit, kontestet zgjidhen për maksimum pesë orë dhe këtë duhet të synojë edhe Maqedonia në të ardhmen, me zbatimin e ligjeve dhe praktikave europiane.
 
Puna e ndërmjetësve shikohet jo vetëm si më efektive, por edhe më e lirë, duke pasur parasysh shpenzimet e larta gjyqësore, pasi që paguhet 15 euro për orë.
 
Në të ardhmen parashikohet edhe formimi i dhomës së ndërmjetësve të licencuar për veprim më efikas në arritjen alternative të drejtësisë.
 
MERAL ISMAILI