Botë
Ekspertët e armatimit në BE: ISIS u furnizua me armë nga vendet e Ballkanit
02.12.2016 17:00
Ekspertë nga BE po hetojnë lidhjet midis rezervave ushtarake të Sllovenisë dhe municionit të gjetur tek militantët e “Shtetit Islamik” në Siri, Irak dhe Libi...

Në një raport të publikuar së fundi thuhet se raketat anti-tank të gjetur në Libi, kuti me predha mortajash të zbuluara në Irak dhe një raketë e gjetur në Siri mund të jenë rezervat e ushtrisë ish Jugosllave.
Armatimet janë prodhuar në periudhën e federatës dhe pajisja me numra identikë mund të ketë qenë e magazinuar në secilin prej 7 ish shteteve që e përbënin atë.
Megjithatë, deri më sot, vetëm Sllovenia ka pranuar se ka pasur municione në përputhje me numrat e gjetur.
