San Antonio, Houston e Toronto drejt gjysmëfinales
Problemet në kaviljen e majtë nuk e ndalën francezin Tony Parker për të dhuruar një paraqitje spektakolare në kryendeshjen e pestë të fazës së perfundimtares kundër Dallas Mavericks….
Problemet në kaviljen e majtë nuk e ndalën francezin Tony Parker për të dhuruar një paraqitje spektakolare në kryendeshjen e pestë të fazës së perfundimtares kundër Dallas Mavericks.
Lojtari evropian i San Antonio Spurs u shfaq një lider i vërtetë në sulmin e skuadrës së tij duke e mbyllur mbremjen me 23 pikë dhe 5 bashkeveprime. Një ndeshje pozitive zhvilloi edhe Tim Duncan që i mbylli 4 periudhat me 16 pikë në suksesin 109-103 që i dhuron San Antonios epersinë e përgjithshme 3-2.
Nga ana tjetër nuk mjaftuan 28 pikët e Vince Carter për Dallas Mavericks, ndërsa Nowitzki shtoi 26 të tjera në disfatën që e largon ekipin e tij nga gjysmëfinalja e Perëndimit.
Ndërkohë, një tjetër skuadër teksane arriti të fitojë në ndeshjen e pestë. Bëhet fjalë për Houston Rockets që kalo 108-98 Portland Trail Blazers duke marrë epersinë 3-2, ndërsa Toronto kalon në epersi ndaj Brooklyn Nets pas ndeshjes së pestë të cilën e fitoi me rezultatin e ngushtë 115-113.
Fituesja e çiftit Raptors-Nets do të ndeshet me kampionët në fuqi të NBA, Miami Heats.