Maqedoni
Parandalimi i shtatzënisë, OJQ-të: ligji i vitit 2003 dha rezultate negative
02.12.2016 18:04
22 organizata qytetare elaboruan “Platformën për barazi gjinore”...

Aktivistët thonë se Ligji për parandalim të shtatzënisë solli që nga implementimi i tij rezultate negative.
Për shkak të procedurave shtesë, gratë që dëshironin ndërprerje të shtatzënisë u ekspozuan ndaj veprimeve të rrezikshme për jetën e tyre.
“Kufizimi i ligjit dhe gjobat e larta të mjekëve detyruan femrat që vetë të kujdesen për ndalimin e shtatzënisë. Pjesë e grave gjatë kohës së parandalimit të shtatzënisë kanë qenë të trajtuara në mënyra joligjore”,- tha aktivistja, Iva Mihajloska.
Aktivistët për të drejtat e grave thonë se mbi të gjitha ligjet është Kushtetuta, e cila i mbron gratë duke iu garantuar jetë të lirë dhe vetë të vendosin se kur duan të kenë fëmijë.
“Me nenin 10 dhe 9 nga Kushtetuta, grave i garantohet liria që të vendosin për shëndetin e tyre, si dhe ta përmirësojnë shëndetin e tyre, ndërsa promovimi i kësaj deklarate bie në kundërshtim me ligjin”,- tha aktivistja, Sniqka Iliç.
Sipas tyre, ligji i vitit 2003 u soll pa ndonjë shpjegim racional dhe pa konsultime me ekspertët dhe palët e interesuara.
Kjo sepse qeveria mendoi vetëm për fushatën intensive përmes së cilës madje aborti u shpall si vrasje dhe gratë që abortonin paragjykoheshin nga ligji, thonë aktivistet për të drejtat e grave.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
