Maqedoni
Javorja “Fokus”: të akuzuarit për “Mostrën” janë përgjuar
02.12.2016 18:12
Javorja “Fokus” ka shkruar se katër nga të akuzuarit e rastit “Monstra” janë përgjuar shumë më herët para se të ndodhë vrasja e pesë të rinjve në Smillkovë...

Sipas pohimeve të “Fokus”, Alil Demiri është përgjuar edhe tetë ditë para vrasjes së pesëfishtë, me 20 prill të vitit 2012.
Janë përgjuar edhe Afrim dhe Agim Ismailoviç, si dhe vëllai i tij, por nuk dihet në cilën periudhë kohore.
Pala mbrojtëse dhe familjarët tani një kohë të gjatë kërkojnë që ky rast t’i kalojë Prokurorisë Speciale, por përkundër gatishmërisë së ekipit të Katica Janevës, këtë e pamundëson mosmiratimit i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve të mbrojtur.
