Maqedoni

Fëmijët me nevoja të veçanta, UNICEF: të përmirësohen shërbimet për ta

02.12.2016 18:21

Për momentin ekzistojnë 30 qendra ditore shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta...

Për momentin ekzistojnë 30 qendra ditore shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta, të cilat gjenden vetëm në qytetet më të mëdha dhe u japin shërbime vetëm 10 për qind nga të gjithë fëmijët me nevoja të posaçme në vend, theksohet në raportin e UNICEF-it.

Në raport bëhet thirrje për vendosjen e parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe të klasifikimit ndërkombëtar të funksionimit, nevojave të posaçme dhe shëndetit në të gjitha shërbimet për fëmijë me nevoja të veçanta.

Në promovimin e sotëm të raportit "vlerësimi i formave alternative të kujdesit dhe shërbimeve për mbështetje të familjeve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta", partnerët qeveritar, organizatat e personave me nevoja të veçanta, prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta edhe ekspertët diskutuan për udhëzimet kryesore dhe rekomandimet nga raporti.