Ukraina e arreston dhe e largon një diplomat rus
Agjencia ukrainase Interfax, duke cituar zyrtarë nga ministria e jashtme ukrainase, e ka bërë me dije arrestimin e diplomatit rus i cili sipas tyre u arrestua më datën 30 prill….
![](https://al.mrt.com.mk/sites/default/files/Ukrainasit.jpg)
Autoritetet Ukrainase e kanë arrestuar një atashe ushtarak të Rusisë në Kiev, të dyshuar për spiunazhë, dhe e kanë urdhëruar atë që të largohet nga vendi.
Agjencia ukrainase Interfax, duke cituar zyrtarë nga ministria e jashtme ukrainase, e ka bërë me dije arrestimin e diplomatit rus i cili sipas tyre u arrestua më datën 30 prill.
Ministria nuk e ka komentuar arrestimin dhe deportimin e këtij diplomati.
Ukraina e akuzon Rusinë se qëndron prapa veprimeve seperatistë të pro-rusëve, të cilët kanë marrë për sipër afro dhjetë qytete në lindje të Ukrainës.
Interfax ka bërë me dije, se diplomati i arrestuar, menjëherë është urdhëruar që të largohet nga territori ukrainas.