BDI në Strugë, Ahmeti: Punësime të reja për shqipëtarët
BDI ka vazhduar karavanin zgjedhor në Strugë ku prezantoi platformën...

BDI ka vazhduar karavanin zgjedhor në Strugë ku prezantoi platformën dhe kandidatët për deputet në njësinë e pestë zgjedhore.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti u premtoj struganëve se Maqedonia mund dhe do të jetë një vend që garanton egzistecë, prosperitet dhe një jetë më të mirë jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë të tjerët që jetojnë këtu, por për të bërë këtë, tha ai duhet vazhduar misionin e BDI- së, për barazinë ekonomike, punësimet e reja, tërheqjen e më shumë investimeve të huaja në vendbanimet shqiptare dhe reforma në gjyqësi.
Ahmeti gjithashtu theksoi nevojën për ndërmarrjen e masave që të sigurohet perspektiv për rinin shqiptare këtu që të mos vazhdoijë migrimi i tyre.
“Sigurisht që duhet vazhduar me të gjitha ato investime që është një hap i mar dhe i madh, mbi 2000 vende pune janë hapur brenda 3-4 muajve të fundit me fabrika gjigante nga investitorë amerikan dhe gjerman që brenda këtij viti ky numër do të shkoj deri më 4 mijë vende të reja të punës sepse në proces janë edhe investime të ttjera të dobishme dhe të lëvërdishme jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë qytetarët e vendit ose më mirë thoni për të gjithë zonat tona ku jetojmë ne.Një vend pune më shumë është një problem më pak, një vend pune më shumë një braktisje e vendit më pak. Ne na kanë ikur njerëzit për të gjetur shpëtimin nëpër vendet e tjera. Europa këtu ndërtohet, por ama kemi ende shumë punë për të bërë, të plotësojmë detyrimet që kemi. Europa nuk kërkon diçka që se ka kapërcyer vet, por Europa kërkon shtet ligjor, demokraci më të përparuar, kërkon reforma në gjyqësi” – tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti në këtë tubim vlersoi se mandati ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për t’i dhënë fund çështjes së emrit dhe anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE. Ahmeti gjithashtu u sqaroi struganëve se sa humbje e madhe do të ishte eventualisht ndarja e votes shqiptare në më shumë subjekte dhe humbja e mandatëve të BDI-së, në rast se votoheshin paritët e tjera të sapoformuara. Ai vlersoi se këto parti janë krijuar vetëm për të shkatëruar dhe dobësuar zëri i përfaqësuesve shqiptar në qeverinë e ardhshme dhe një gjë e tillë u tha Ahmeti struganëve, nuk duhet lejuar kurrë.
“Sa do partitë e vogla që janë dëmi bëhet i madh sidomos në zonën e 5. Prandaj të nderuar vëllezer dhe motra të mia ju flas dhe ju drejtohem si njeri juaj, sepse puna juaj në teren e bënë të vetën. Afroni të gjithë njerëzit, komunikoni me ta dhe jua bëjni me dije që ne vërtet fitojmë si Bashkim Demokratik për Integrim, por ajo fitore pra nuk na gëzon nëse ne humbim mbi 5,6 mandate në nivel republican edhe atë që sjanë me ne , le ti bashkohen këtij misioni të madh dhe finales së madhe drejtë barazisë së plotë të shqiptarëve në Maqedoni” – deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. .
Ndërsa bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore Agim Shaqiri tha se të gjitha arriturat e deritanishme janë falë BDI-së.
“Vota juaj labunishtarët e mi është gjuhën dhe arsimin në shqip atje ku jetoni dhe veproni,votën juaj veleshtarët e dashur është për integrim në institucionet vendore dhe ndërkombëtare,votoa juaj është dollogozhdar fisnik është për plotësimit të amaneteve të dëshmorëve të kombit, vota juaj labunishtar bujar është për krenarinë kombëtarë dhe dinjitetin njerëzor. Të dashur strugan votnoni numrin 3 dhe merreni në duar fatin tuaj për të ardhmen e këtij vendit sepse ne vetëm të bashkuar do të vendosim bashkë për një shtet të barabarët dhe të lirë për të gjithë” – u shpreh Agim Shaqiri, bartës liste në Nj.z nr. 5 nga rradhët e BDI-së.
Kandidatët për deputet në njësinë e 5 zgjedhore në këtë tubim vlersuan lartë rolin e BDI- ndër vite dhe thanë se BDI është partia e vetme që ktheu dinjitetin e shqiptarëve dhe I inkuadroi shqiptarët si një faktor i rëndësishëm në vend.
BDI në Strugë numëroi të arriurat e tjera të deri tanishme që janë bërë në nivel republikan, siç janë hapja e vendeve të reja të punës në zonat ekonomike, kushte më të volitshme për investitorët e huaj, përfaqësim i drejt i shqiptarëve në institucione, zyrarizimi i gjuhës shqipe, lëvizja e lirë me letërnjoftime me Kosovën, investimet në shëndetësi, ushtri, polici, themelimin e universitetit të ri “Nënë Tereza” në Shkup si dhe shumë projekte të tjera të realizuara në infrastrukturën rrugore në ujësjellës dhe kanalizim. (Rexhep Qamili, TVM2)
