Zgjedhjet 2016, partitë vazhdojnë fushatën
Partitë dhe Koalicionet pjesmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentae të 11 dhjetorit...

Partitë dhe Koalicionet pjesmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentae të 11 dhjetorit vazhdojnë tubimet dhe takimet me qytetarë.
Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të zhvillojë aktivitetet e saja në komunën e Çairit, dhe në Kumanovë.
Partia Demokratike Shqiptare sot mban tubim në fshatin Sllatinë. Rilindja me BESË takim me qytetarët në Gostivar.
Aleanca për shqiptarët do të jetë në Ohër dhe Strugë. VMRO-DPMNE dhe Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" do të mbajë tubime në Kratovë, Probishtip dhe Kriva Pallankë, ndërsa LSDM dhe koalicioni do të zhvillojë aktivitete në Prespë dhe Manastir.
Koalcioni për ndryshime dhe drejtësi, i udhëhequr nga Lidhja Demokartike do të ketë tubime në Radovish dhe Konçë, si dhe takime me qytetarë në Dellçevë dhe Berovë.
