Thaçi: Ligji i amnistisë, ndal respresionin ndaj shqiptarëve
Partia demokratike shqiptare ka prezentuar mbrëmë platformën dhe kandidatët për deputetë, para banorëve të Zhelinës.....

Partia demokratike shqiptare ka prezentuar mbrëmë platformën dhe kandidatët për deputetë, para banorëve të Zhelinës.
Kandidati për deputet në njësinë e 6 zgjedhore, nënkryetari I PDSH-së Bardhyl Dauti, tha se qeveria e kaluar mund të mburret me zero investime për shqiptarët dhe mungesë totale të subvencioneve për firmat shqiptare.
Lideri I PDSH-së Menduh Thaçi tha se Represioni shtetëror që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni, ndalet vetëm me ligjet e amnestise dhe vertë, PDSH mund të ndalë këtë represion.
“Duhet t’i bindim një pjesë të vëllezërve tonë që janë shqiptarë se kjo nuk është çështje inati, ne të gjithë jemi si një familje, gjithë kombi shqiptar që jeton këtu është si një familje, të gjithë pak a shumë i kemi hallet e njëjta, dhe ky program kombëtar i shqiptarëve të Maqedonisë në rend të parë do ta ndalë represionin shtetëror ndaj shqiptarëve. Një për veprat penale që shqiptarët janë nëpër burgje kot, dhe e dyta shumica e shqiptarëve që janë nëpër burgje janë të dënuar në mënyrë drakonike. Ligji i dytë i amnistisë është falje e të gjitha borxheve që shqiptarët i kanë shtetit” u shpreh Thaçi.
“Ky program kombëtar i shqiptarëve të Maqedonisë në rend të parë do ta ndal represionin shtetror ndaj shqiptarëve. Represioni shtetëror ndalet me ligje të amnestisë, një për vepra penale që shqiptarët janë nëpër burgje kotë dhe e dyta shumica e shqiptarëve që janë napër burgje janë të dënuar në mënyrë drakonike në vend që njeriu të dënohet me 5 muaj me 3 muajë punë të detyrueshme këta e kanë dënuar me 3 -4 vjet. Ligji i dyt i amnesties që e përmendi Bardhyli, nënkryetari është falje e të gjitha borxheve që shqiptarët i kanë shtetit. Të tjerët na thuajn por nuk politizojn nëpër debate se svijn vet Ali Ahmeti të politizoj me mua, thujn ju smund ti falni paret e shtetit se shteti nuk fal asnjëherë. Nuk është kështu një herë duhet shteti neve të naj kompenzoj borxhet që na i ka neve si popull. Dhe nuk është e vërtet imagjinata e mos njohurisë së punës së Ali Ahmetit që krijon një bindje se shteti ka fabrika dhe I shtyp paret, shteti ato para i merr prej xhepave tonë me taksa nga poreze të ndryshme dhe këto para duhet të na i kthej neve në mënyrë institucionale që edhe ne të jetojm mire” – tha lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Thaçi akuzoi BDI-në se nuk ka njohuri elementare për proceset ekonomike në shtet. Nëse edhe kësaj radhe fiton BDI-ja, PDSH-ja është e bindur se SHBA-ja dhe BE-ja mund t’i vendosin bllokadë ekonomike Maqedonisë tha ai. Bartësi I listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, Menduh Thaçi, kërkoi përkrahje për platformën e PDSH-së, e cila, sipas tij, u bë platforma e shqiptarëve.
“Nëse BDI-ja fiton sërish në zgjedhje, shteti ynë do të izolohet nga bota, pasi kjo parti vazhdimisht krijon kriza. Ne do të kërkojmë të investohet në mjedise ku jetojnë shqiptarë. Në ato mjedise të kemi ekonomi të fuqishme dhe do të angazhohemi që firmat e huaja të cilat investojnë këtu, të punësojnë sipas çelësit etnik”, tha Thaçi.
“Këta buxhetin e shtetin e kanë sjell në nivele më të mdhaja të borxheve në 25 vjet e fundit. Nuk ka shansa prej këti buxheti të shtetit ne të dalim prej kësaj krize ekonomike. Nëpërmejet buxhetit shtetit vitin e parë ne duam ta shërojm organizmin tonë prej dënimeve, prej përmbarusve, policit të gjitha dënimet ti eliminojm, buxheti I dytë të filloj të krijoj infrastruktur moderne aty ku jetojn për shqiptarët dhe kush na nxjerr neve prej krize investimi I kapitalit të huj që do të vij të hap fabrika ku ka infrastruktur të përsosur dhe në ato fabrika në ato resurse do të punsohen njerëz, jo vetëm puntor të thejsht por edhe ekspert shqiptar sepse kontrata që do të nënshkruhen me firmat e huja nenin kryesor që duhet të plotësojn ato do të jetë firma do ta reflektoj me punëtor përqindjne e popullatës, nuk mundet të hapet këtu një zonë e lirë ekonomike dhe aty të kemi 95 % të punësuar maqedon dhe 5% shqiptar” – deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Kaloi koha, tha ai, e fjalëve të zbrazëta dhe teorive. “Patjetër duhet të investohet në arsim, në infrastrukturë, në shëndetësi. Për këtë shkak duhet të organizoheni dhe të votoni për PDSH-në që të mund ta realizojmë platformën tonë. Mos humbni kohë, puna ka ardhur deri aty që në çdo moment nga BE-ja dhe SHBA-ja mund të thonë ose strukturë të re të vijë në pushtet ose për ju nuk ka integrim në strukturat euroatlantike”, deklaroi Thaçi.
Sipas tij platforma e PDSH-së u jep kuptim kërkesave të shqiptarëve dhe çon drejt integrimit në NATO dhe BE. (Sanije Kasami, TVM2)
