Personat me invaliditet, shoqatat: Ka diskriminim në shumë sfera
Shoqatat e personave me invaliditet, kërkuan eliminim të barierave arkitektonike...

Shoqatat e personave me invaliditet, kërkuan eliminim të barierave arkitektonike për qasje të lirë deri tek institucionet, dhe mjete invalidore më të manovrueshme për personat me invaliditet të lehtë .
Shoqatat e personave me pengesa në zhvillim kërkojnë nga shteti ndihmë financiare të njejtë me personat e kategorive të tjera të invalidëve, pasi sipas tyre, në këtë drejtim ka diskriminim.
“Kur nuk keni shkolla të adaptuara ku fëmijët me invaliditet munden të ndjekin mësimin pa problem, automatikisht ju këta fëmijë I detyroni të mos përfundojnë ciklet arsimore, e të mos bëhen njerëz konkurues për tregun e punës dhe kështu iu pamundësoni që nesër të mund të sigurojnë ekzistencën për ta dhe familjet e tyre” – tha Branimir Jovanovski nga Shoqata Kombëtare e personave me invaliditet trupor.
“Familjet përkujdesëse shteti i paguan 3 fish më shumë sesa i paguan familjet biologjike të personave me invaliditet. Në njëfarë mënyre ky është diskriminim” – tha Çedomir Trajkovski nga Qendra për Mbështetje të Personave me pengesa në zhvillim.
“Shteti duhet ti paguajë përkthyesit e personave të shurdhër kjo është shumë e rëndësishme për ne sepse kështu ne mund të komunikojmë më mirë me institucionet” – u shpreh Vasko Markov nga Shoqata Kombëtare për persona të shurdhër.
Në ditën ndërkombëtare të personave me invaliditet, ministrja e punës dhe politikës sociale, vizitoi entin për rehabilitim i cili sipas saj, punon në kushte katastrofale. Fondi shëndetësor ka ndërprerë marrëveshjen me tri shtëpi ortopedike që furnizonin këtë fond me mjete ndihmëse për këta perdsona, dhe ka nënshkruar një marrëvehsje me një farmacitë.
“Kemi ankesa që tregojnë se është gati e pamundur që punëtorët joprofesionistë të farmacive, të marin masat e duhura për proteza të këtyre personave . Aq më pak nuk mund tua sigurojnë të njejta kur marim parasysh se sipas cmimores së fondit për sigurim shëndetësor, mjetet ndihmëse ortopedike kushtojnë prej 30 deri në 350 mijë denarë” – tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski.
Në vendin tonë, reth 10 % e popullatës janë persona me invaliditet tregojnë statistikat prandaj ëhstë shumë e rëndësishme që përkujdesi për këta persona, të mos bëhet vetën në ditën e tyre ndëkormbëtare. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
