Kasami: Ridefinimi do të përmirësojë pozitën e shqiptarëve

03.12.2016 17:57

Lëvizja Besa mbrëmë mbajti tubim në Komunën e Shutkës...

Lëvizja Besa mbrëmë mbajti tubim në Komunën e Shutkës ku prezantoi kandidatët për deputet dhe programin e saj zgjedhor.

Para të pranishmëve Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha Ridefinimi do të përmirësojë pozitën e shqiptarëve të cilët aktualisht janë të diskriminuar në të gjitha fushat.

“Ne do të bëjmë një transformim,ne do të bëjmë një decentralizim funksional ku edhe komunat shqiptare jo që vetëm do të ingenrenca për përgjegjësi dhe nuk do të kenë financa,por do të kenë edhe finesa që do të financojnë arsimin,financojnë kulturën,shëndetësin në kuadër të këtyre komunave” – tha Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Para të pranishmnive foli edhe Afrim Gashi bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore të Rilindjes me Besë.

“Prej 11 dhjetorë dita e mirë ju takon shqiptarve,njerzëve të drejtë të sinqertë,të moralshëm që do ta udhëheqin këtë popull me dinjitet me sinqeritet dhe ndershëm” – u shpreh,  Afrim Gashi, bartës i listës në Nj. Z nr. 2 nga rradhët e Lëvzjes BESA.    

Lëvizja Besa poashtu sot prezentoi projektin për zhvillim strategjik të pjesës perendimore të Maqedonisë, me të cilin do të rritet mirqënia e banorëve përmes krijimit të zhvillimit. Nga Besa thonë se projekti Korab 2025,  do të zhvillojë malin Sharr nga kufiri me Kosovën deri në kufirin me Shqipërinë. (Gyltene Sinani, TVM2)