Gruevski:Jo federalizim, jo kantonizim, jo dygjuhësi
VMRO DPMNE do të angazhohet për shtet sovran, të pavarur, unitar....

VMRO DPMNE do të angazhohet për shtet sovran, të pavarur, unitar, pa kantone deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin e Koalicionit "Për një Maqedoni më të mirë”, në Shtip.
Duke e akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, se shtyn ide për ridefinim të Maqedonisë, Gruevski paralajmëroi votuesit maqedonas se nëse bëhet gabim ai do të jetë i pakorrigjueshëm dhe fatal për Maqedoninë.
“Disa herë po i përsëris këto çështje, me kantonizimin, dygjuhësinë, federalizimin, edhepse Zaev cdo ditë reteron, dhe thotë se nuke ka thënë atë, se unë i kam sajur ato, por të gjithë e dinë se kush cfarë thoshte. E përsëris këtë për një arsye, që të mos na ndodh gabimi dhe të mos thoni pse s’ju kemi treguar ne si politikanë. Prandaj e përsëris këtë, pasi po të bëhet gabim ai do të jetë i kobshëm dhe nuk ka kthim pas. Kur do të behët diçka e një karakteri të këtillë dhe do të shkohet një kahje nuk ka përmirësim. Nuk ka pendim. Prandaj ju themi sot dhe kjo vlen edhe për ju këtu edhe për ata që na ndjekin përmes mediave dhe internetit se cfarë po e prêt Maqedininë nga skenaristët që kanë huazuar Zaevin që të zbatojë skanarin e tyre. Ndoshta dikush nga ju është dëshpëruar nga disa dobësi, gabime dhe lëshime tonat, edhe ne jemi njerës dhe gabojmë por ne nuk kemi gabime strategjike.” – tha , kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Gruevski paralajmëroi projekte të reja kapitale në të gjitha sferat dhe për të gjithë qytetarët. “Dëshirojmë së bashku të shkojmë përpara, së bashku t'i zgjedhim problemet, ta përmirësojmë ekonominë, të hapen vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, tha Gruevski.
Sipas tij garancë e vetme për përfundimin e krizës politike është që VMRO-DPMNE dhe koalicioni të marrin 63 deputetë.
Ndërekaq bartësi i listës në NJZ3, Ilija Dimovski, tha se vota për LSDM-në dhe partitë e vogla do të jetë votë për prishjen e Maqedonisë. Ai u dekjlarua kundër zbatimit të dygjuhësisë në nivel republike.
Veç kësaj, Dimovski tha se VMRO DPMNE angazhohet për të përmiërsuar gjendjen në Maqedoninë Liondore, e cila sipas tij, krahasuar me Maqedoninë Perëndimore, është e lënë pas dore.
“Çdo gjë që krijohet për Shtipin dhe Maqedoninë lindore krijohet vetëm kur VMRO DPMNE është në pushtet. Përderisa LSDM ishte në pushtet e gjithë Maqedonia Lindore ishte e lënë pas dore dhe e braktisur. Në Maqedoniën perëndimore kishte autostrada, në Maqedoninë Lindore, jo; në Maqedoninë Perëndimore kishte Spitale Klinike në Maqedoninë Lindore, jo; në Maqedoninë Perëndimore kishte universitete, në Maqedoninë Lindore, jo; VMRO DPMNE e përmirëson padrejtësinë historike ndaj Maqedonisë Lindore” – tha Ilija Dimovski, bartës liste në Nj. Z nr 3 nga rradhët e VMRO DPMNE.
Çështja e dytë, kur miqtë tanë, të huaj, na drejtohen në maqedonisht, a thua do të lejojmë dygjuhësi në Shtip?! A do të lejojmë dygjuhësi në Maqedoniën Lindore?! A do të lejojmë dygjuhësinë në gjithë territoriun e Republikës së maqedonisë?!”
Duke u përqëndruar në programin zgjedhor kandidatë për deputetë nga VMRO DPMNE paralajmëruan rritje të pagave në sektorin publik dhe të pensioneve për të paktën 10 për qind, rritje të pagës minimale në 14.000 denarë, 140 kopshte të reja, dhe masa të tjera për mbështetjen e ekonomisë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
