Bllacë, kapen 30 kilogramë marihuanë
03.12.2016 18:45
Gjashtëdhjetë e një paketë me materie bimore....

Gjashtëdhjetë e një paketë me materie bimore, me siguri drogë narkotike marihuanë, me peshë prej rreth 30 kilogramë, janë gjetur mbrëmë në orën 21 e 30 minuta në vendkalimin kufitar “Bllace e Poshtme” gjatë kontrollit të një automobili “Krajsler” me targa suedeze.
Automobili siç njoftoi MPB, është drejtuar nga personi T.B.L.A (53) nga Suedia dhe është kontrolluar nga ana e Zyrës doganore Bllacë dhe ekipi mobil i Doganës.
Gjatë një kontrolli të hollësishëm, pakot janë gjetur në bunker në mënyrë speciale të ndërtuar në dyshemenë e automjetit i mbështjellur me ngjitës dhe foli alumini. Shtetasi i huaj është arrestuar dhe vazhdon procedura hetimore.
