Kriva Pallankë, miniera "Toranica" sërish filloi me punë

03.12.2016 19:09

Miniera për plumb dhe zink "Toranica" nga Kriva Pallanka....

Miniera për plumb dhe zink "Toranica" nga Kriva Pallanka sërish fillon me punë.

Koncesioneri i ri , kompania bullgare "Minstroj në Maqedoni e themeloi firmën "Blumak 2016", e cila mori leje për eksploatim të plumbit dhe zinkut.

Në pajtim me marrëveshjen me Qeverinë, "Blumak 2016" në gusht të këtij viti e regjistroi prodhimin edhe në minierën "Zletovë" në Probishtip.

"Minstroj" do t'i menaxhojë "Zletovën" dhe "Toranicën" për koncesion vjetor prej dy milionë euro.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, koncesioneri paralajmëroi se do t'i kthejë në punë rreth 100 të punësuarit në dy miniera, me të cilat paraprakisht menaxhonte kompania "Indo minerali".