ATHINË
Shqiptari në Athinë arrestohet me 445 kilogramë drogë
01.05.2014 15:56
Plot 445 kilogramë drogë mësohet se i janë sekuestruar shtetasit shqiptar të cilit i janë kapur edhe 510 euro dhe 2 celularë……
Një shtetas shqiptar është vënë në pranga me një sasi të madhe droge në Athinë.
Plot 445 kilogramë drogë mësohet se i janë sekuestruar shtetasit shqiptar të cilit i janë kapur edhe 510 euro dhe 2 celularë.
Policia ka thënë se droga e ndarë në 356 pako, u gjet në banesën e shqiptarit.
Më herët policia greke kapi edhe 21 kg marijuanë në Kapshticë.
Policia greke ka thënë se droga në të dy rastet ka pasur si vend origjine Shqipërinë.