Kekenovski: Po manipulojnë anketat, do fitojmë më 11 dhjetor

03.12.2016 19:20

Koalicioni per ndryshime dhe drejtësi, prezentoi platformën dhe kandidatët...

Koalicioni per ndryshime dhe drejtësi, prezentoi platformën dhe kandidatët për deputetë para banorëve të  Gjevgjelisë.

Sipas tyre, në Maqedoni duhet të krijohen kushte që të rinjtë të punojnë e jetojnë në vendin  e tyre dhe duhet të kthehet në vend kapitali.

Platforma ekonomike  e koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, parashikon 800 milion euro për investime ekonomike ndërsa 2% e buxhetit do të ndahen për punësimin e të rinjve.

Nga ky koalicion premtojnë edhe heqjen e  testimit ekstern, zvogëliminn e dënimeve në të holla, dhe pagë minimale prej 300 eurosh . Ndërkohë në një pres konferencë në shkup, blloku i tretë tha se nuk u beson anketave të porositura nga partitë në pushtet dhe në 11 dhjetor anketa e vërtetë do të jetë vota e qytetarëve.

“Ata përpiqen që me anketa të porositura dhe me manipulim të numrave, të ulin rejtingun e koalicionit për ndryshime dhe drejtësi. Por ata duhet ta kenë të qartë se për ta këtë herë nuk do të votojnë as të afërmit e tyre . Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi u apelon qytetarëve që të mos u besojnë këtyre anketave manipuluese .  Ata që i thëresin të mos votojnë për koalicionet e vogla, ju përkujtojmë se ne jemi koalicion i madh e jo parti e vogël. Të jeni të sigurtë se qytetarët nuk ju besojnë më dhe në 11 dhjetor do të japin votën e tyre për koalicionin për ndryshime dhe drejtësi” – tha Jove Kekenovski, nga Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi.

Sipas tyre, koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të festojë fitoren e madhe më 11 dhjetor, fitoren e njerëzve të ndershëm dhe me përvojë, që i ofrojnë Maqedonisë stabilitetin për të cilin ka kaq shumë nevojë në këto momente. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)