Zaev: Do të kthejmë drejtësinë dhe paratë e vjedhura

03.12.2016 19:38

Koalicioni "Për jetë në Maqedoni", i udhëhequr nga LSDM-ja, mbajti tubim parazgjedhor në Gjevgjeli...

Koalicioni "Për jetë në Maqedoni", i udhëhequr nga LSDM-ja, mbajti tubim parazgjedhor në Gjevgjeli.

Kryetari i LSDM-së dhe bartës i listës së kandidatëve në Njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Zaev tha se më 11 dhjetor do të vjen deri te ndryshimi i pushtetit dhe se populli do t'i kthejë lirinë dhe demokracinë.

Reforma në drejtësi do të fillojë me shkarkimin dhe rizgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve publik.

“Do të ketë drejtësi për të gjithë. Do ta shkarkojmë gjyqsorin, edhe gjykatësit edhe prokurorët. Do të ketë rizgjedhje, por nuk do t’i zgjedh Zaev dhe as LSDM por, ekspertë të pavur dhe ekseprtë ndërkombëtar, sëbashku, sipas praktikave më të mira. Të vendosim gjykatës që do të ndajnë drejtësi në Maqedoni. Asnjëherë më të mos dënohet njeri i pafajshëm në Maqedoni. Ndërkaq ata që kanë gabuar, e dijmë se kush ka gabuar, do të përgjigjen para gjykqsorit të pavarur dhe me vendimin e parë të Gjykatës Themelore, si praktika evropiane ndërkombëtare do ta konfiskojmë pronën. Në Portën triumfale do të vendosim numrator dhe i cili do të numërojë cdo milionë që do të kthehet pas në shtet.” – tha  kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev, ndër të tjera premtoi shëndetësi falas, heqjen e testimit ekstern dhe rritje të subvencioneve në bujqësi. Përqëndrimi, sipas Zaevit, në të ardhmen do të jetë tek të rinjtë.

Ndërkaq, kandidati për deputet, Sashko Pockov, tha se cdo votë është e rëndësishme për rrëzimin e këtij pushteti. Ai u zotua se prioritet i pushtetit të ri do jetë garantimi i rrogave më të larta, mbështetja firmave vendore dhe hapja drejt Evropës.

“Më 11 dhjetor ne të opozitës, sëbashku me ju, do t’i japim fund kësaj qeverie kriminale. Prandaj cdonjëri nga ju është shumë i rëndësisëhm. Cdo votë vendos. Pastaj ne prêt shumë punë. Ne dijmë, ne mundemi, ne kemi plan për jetë këtu, në Maqedoni. Me planin tonë për jetë do t’i përmirësojmë punët për secin nga ju. Pasi për ne qytetarët janë mbi të gjitha. Vëllau ynë, fqiu i juaj, miku ynë është më i rëndësishëm, çdokush është i rëndësishëm. Me planin tonë për jetë si pushtet i ardhshëm, garantojmë rroga më të larta, do të mbështesi firmat vendore me para nga buxheti i RM-së, paratë do t’i orientojmë nga ju qytetarët, me planin tonë për jetë institucionet do t’ë punojnë në shërbim të qytetarëve dhe jo vetëm për zyrtarët e lartë.”  - deklaroi  Sasho Pockov, kandidat për deputet.

Në programin e LSDM-së është e paraparë që rroga mesatare të jetë 30 mijë denarë, ndërsa ajo minimale 12 mijë denarë në vitin 2017 dhe të arrije 16 mijë denarë në vitin 2020. (Shpëtim Nuredini, TVM2)