SHBA, nëntë të vdekur në një lokal nate
03.12.2016 19:42
Raportohet se 9 persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë nuk janë gjetur ende....

Raportohet se 9 persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë nuk janë gjetur ende.
Së paku nëntë persona kanë humur jetën nga zjarri që ka shpërthyer në një klub nate në Oakland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan sot autoritetet amerikane.
Ende nuk është bërë e ditur se kush është shkaktari i zjarrit, ndërsa ekpiet e shpëtimit dhe hetuesit janë duke hetuar edhe për viktima tjera të mundshme.
Ende nuk është kontrolluar i tërë objekti që ishte kapluar nga zjarri.
