Të shkyçurit nga “Ngrohtorja”: Nuk paguajmë për shërbim që nuk e përdorim

03.12.2016 19:50

Qytetarët e shkyçur nga Ngrohtorja në Shkup, për të 90 herë me radhë protesuan...

Qytetarët e shkyçur nga Ngrohtorja në  Shkup, për të 90 herë me radhë protesuan para Komisionit Rregullator të Energjetikës duke kërkuar të drejtat e tyre.

Ata u ankuan për presione nga gjykata dhe inpektorët për hskak se nuk pranojnë të paguajnë faturat që vazhdojnë tu vijnë edhe pse ka kohë që janë shkycur nga rrjeti i ngrohjes qëndrore

“Protesta e 90-të e qytetarëve të shkyçur, ndodh pikërisht një javë para zgjedhjeve. Ne si qytetarë, e shfrytëzojmë këtë rast për ta pyetur pushtetin se pse për 20 muaj nuk ka gjetur kohë të na pyesë se çfarë është problemi.”

“Neve këtë na imponoi Qeveria e Nikolla Gruevskit. Rasti “Ngrohtorja” është rast i një krimi të madh. Qeveria e Nikolla Gruevskit e fsheh këtë krim dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet na obligon t’i paguajmë faturat.” – thane disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Protestuesit kërkuan që kompania “BEG” të ndalojë me lëshimin e faturave  faturave ndaj qytetarëve të shkyçur nga sistemi i ngrohjes kolektive, të ndalojnë proceset gjyqësore dhe procedurat e përmbarimit ndaj tyre. (Migena Gorenca, TVM2)