Tabanoc, kapet makina me 8 kilogram kanabis
04.12.2016 13:39
Në vendkalimin kufitar Tabanovc janë zbuluar rreth tetë kilogramë materie bimore....

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, janë zbuluar rreth tetë kilogram bimë e llojit kanabis sativa, në një veturë “Smart” me targa të Shqipërisë.
Ministria e punëve të brendëshme njoftoi se automjetin e drejtonte shtetasi shqiptar B.O, 56 vjeçarë ndërsa droga e llojit kanabis ishte e fshehur në shasinë e makinës nga ana e djathtë dhe e majtë.
Nga ana e policisë po ndërmerren masa të mëtejshme, për zbardhjen e plotë të rastit.
