SHOU-BIZ

Shqiptari që po pushton botën (Video)

01.05.2014 16:00

Gëzim Gashi, dukej se doli nga askundi, por në fakt ai kishte punuar një kohë të gjatë me veten për të arritur në këtë pikë………..

Gëzim Gashi është këngëtari që mahniti publikun me potencen vokale të treguar në ‘’Tigger’’, këngën dhe klipin e parë që u evidentua aq shumë nga audienca shqiptare dhe ajo e huaj, një këngë që pushtoj televizionet dhe u klikua me të madhe në ‘’Youtube’’, e cila e dërgoj edhe deri nw Hollivud.

Gëzim Gashi, dukej se doli nga askundi, por në fakt ai kishte punuar një kohë të gjatë me veten për të arritur në këtë pikë.

Gashi, është nga Kosova dhe jeton së bashku me familjene tij në Suedi. Ai, ka bashkëpunuar me producentë të njohur ndërkombtarisht si Boy Rekless, producentin që ka punuar me Jason Derulon, Demi Lovaton dhe Usher.

Gëzimi sapo është kthyer nga Los Angelos ku ka qëndruar për një kohë për të punaur këngën e radhes, e cila është titulluar "What it Feel like". Kjo këngë është punuar nga Dre Knight dhe Sam Salter, producent këta që kanë prodhuar muzikë për emra si Drake, Frank Ocean, Jay Z, Kanye West edhe shqiptaren Bebe Rexha.

Ky sukses i Gashit nuk ka kaluar pa u vërejtur, pasi me të janë marrë shumë nga mediat e huaja dhe posaqërisht ajo suedeze, që i ka rezervuar hapsirë speciale në gazeta, radio dhe televizion.

Gëzimi, së fundi ishte i ftuar në programin televiziv më të famshëm të Suedisë "Malou efter tio", ku ka folur për veten, punën dhe origjinen e tij.

Gashi, për ‘’Indeksonline’’ tha se ndihet shumë mirë që më në fund ëndrra e tij po bëhet realitet. ‘’Po ja dal mbanë dhe kjo më bën të lumtur mua dhe besoj të gjithë shqiptarët që më ndjekin. Kam thënë që do t’ju bëjë krenar. Në këtë program televiziv, që është më i njohuri në Suedi unë kam folur për muziken, veten, familjen. Kam treguar edhe se si kemi ardhur nga Kosova në Suedi’’, ka thënë për portalin tonë këngëtari që tashmë në Suedi dhe më gjërë njihet si ‘’Gashi’’.(Publiku.net)