Indonezi, zhduket avioni i policisë me 15 njerëz në bord

04.12.2016 15:24

Një aeroplan i policisë indonezianë është zhdukur...

Një aeroplan i policisë indonezianë është zhdukur këtë të shtunë gjatë rrugës për në ishullin Batak, në jug të Singaportit.

Aeroplani me rreth 15 persona në bord, u nis nga Pangkal Pinand në ishullin Bangka në orën 9:30 të mëngjesit dhe mendohet të jetë përplasur diku ndërmjet dy ishujve, Mensanak dhe Sebangka ose Gentar, ka njoftuar policia.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur sende që i përkasin avionit të zhdukur, transmeton “Reuters”.

“Ne kemi gjetur mbetje dhe kemi zgjeruar kërkimet në një zonë rreth 200 mije katror në det”, ka deklaruar shefi i Bambang Soelistyo.