Kinë, humbin jetën 32 minatorë

04.12.2016 16:22

Autoritetet kineze e kanë konfirmuar se së paku 32 minatorë kanë humbur jetën...

Autoritetet kineze e kanë konfirmuar se së paku 32 minatorë kanë humbur jetën në një minierë të qymyrit në Kinën veriore.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 22 minatorëve pothuajse menjëherë pas shpërthimit, ndërsa sot u njoftua edhe për dhjetë të vdekur.

Në tërësi kanë qenë 181 minatorë që ishin duke punuar nën tokë kur ka ndodhur shpërthimi. Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua raporton se 149 minatorë kanë arritur të shpëtojnë.